VMRO-DPMNE-ja edhe sot përmes një komunikate kërkon nga kryeministri Zoran Zaev të tregojë çfarë përmban marrëveshja me Bullgarinë. Ata kanë akuzuar kryeministrin Zaev se po punon në dëm të interesave kombëtare.
“Zaevi shkoi në Sofje dhe bisedoi për nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, duke pohuar se janë marrë vesh për përmbajtjen e të njëjtës dhe mbetet vetëm të ulen ta pijnë nga një kafe dhe ta nënshkruajnë, pa ju treguar qytetarëve çfarë dhe si e ka pranuar. Zaevi nuk hapi diskutim publik edhe pse gjatë gjithë fushatës premtoi debat për gjithë çështjet me rëndësi për shtetin”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Nga kjo parti thonë se janë pro ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, por kundër interesave shtetërore të Maqedonisë.

