VMRO-DPMNE në komunikatën e sotme ka thënë se LSDM është nxitësi më i madh i apetiteve të mëdha të shqiptarëve në shtet dhe rajon. Ata kanë porositur se Maqedonia do të ngelet shtet unitar dhe multietnik.
Sipas VMRO-së, LSDM dhe Zaev në mënyrë që të shpëtojnë nga “krimet pranojnë: dygjuhësinë, ndryshim të himnit dhe stemës, ndryshim të emrit sipas vijave greke dhe federalizim të shtetit”.
“Kriminieli i abonuar Zoran Zaev dhe LSD e kriminalizuar janë nxitësit kryesor të apetiteve të mëdha shqiptare në Maqedoni dhe rajon. Populli i Maqedonisë i ka kuptuar këto dhe për çdo ditë i porosit se vendin e kanë në burg. Maqedonia nuk do të bëhet shtet binacional vetëm që LSD nga burgu”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.