Nga partia opozitare VMRO-DPMNE edhe sot kanë vazhduar me akuzat ndaj pushtetit për zgjedhjen e kompanisë mbikëqyrëse për punët në korridoret 8 dhe 10d. Deputeti i kësaj partie, Bojan Stojanovski, nga përballë hyrjes së ish-fabrikës “Svilara” nga Velesi, vend në të cilën është e regjistruar Electra Solution, tha kompania në këto hapësirë dikur prodhonte veshje të brendshme. Sipas Stojanoskit ekspertiza që ka Electra Solution është se nga një fabrikë tekstili, tani është mbikëqyrëse e projektit më të shtrenjtë të ndërtimit në vend. Ai më pas vazhdoi duke thënë se përveç Elektra Solushnit të djalit Ampov, këtu i ka edhe zyra të Institutit Rrugor të Velesit të babait Ampov, i cili fitoi tenderin e parë për mbikëqyrje, i cili u anulua për shkak të lidhjes ruse. Më simptomatikja, siç u shpeh deputeti opozitar, është se në këto hapësira i ka zyrat edhe kompania kroate me kapital rus IGH, e cila ishte bartëse e Konsorciumit me të cilin Instituti Rrugor Velesi fitoi tenderin e parë.
“Se mos ndokush në Prokurorinë Publike dhe Komisionin Antikorrupsion mendon se kompani për veshje të brendshme që merr licencë për 5 ditë mund të jetë më eksperte se sa kompani që me vite merren me këtë gjë. Pushteti është futur në skema që kundërmojnë korrupsion. Me zgjedhjen e mbikëqyrësit rrezikojnë që ta turpërojnë Maqedoninë dhe ta dëmtojnë buxhetit. Prokuroria dhe Komisionin Antikorrupsion të mos mendojnë edhe shumë por të reagojnë menjëherë, edhe pse këtë gjë duhet ta kishin bërë para dy javësh”, tha Bojan Stojanoski, VMRO-DPMNE.