Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të komunës së Aerodromit Dejan Miteski, kërkoi mbështetje për më 2 nëntor që të konfirmojë siç tha fitoren e tij, sepse në rrethin e parë mori 49% të votave. Në tubimin e VMRO-DPMNE-së në komunën e Aerodromit, Miteski falënderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë në rrethin e parë. VMRO-DPMNE përpos në Aerodrom tubim mbajti edhe në Çuçer Sandevë.
“Si kryetar komune në katër vitet e kaluara në nivel të këtij mandati u përpoqëm të bëjmë gjithçka që ishte në fuqinë tonë, të përmirësojmë jetën në Aerodrom ndërsa në katër vitet e ardhshme me mbështetje të Qeverisë, me mbështetje të kryetarit të ardhshëm të qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski do të bëjmë edhe më shumë edhe më mirë dhe vend më të mirë për të jetuar. Edhe një herë nga zemra t’u falënderohem për rezultatin e arritur në rrethin e parë. Ju thërras të gjithë në mënyrë masive të kyçemi që më 2 nëntor VMRO-DPMNE të festojë fitore edhe më të madhe në Aerodrom”, tha Dejan Mitevski – Kandidat për kryetar të Aerodromit. /Alsat.mk


