Dje Qeveria e LSDM-së i ka futur në borxh qytetarë me 54 milion euro, para që do të duhet ti kthejmë ne gjeneratat e reja, thonë sot nga partia opozitare VMRO-DPMNE.
“Premtuan investime kapitale prej 80 për qind, ndërsa morëm realizim prej vetëm 21 për qind. Dështuan në gjitha lëmitë. Shkurtojnë pothuajse gjithçka. Nuk ndërtohet pothuajse asgjë. Nuk ka investime të reja, nuk ka rrugë të reja, nuk ka spitale të reja, infrastrukturë. Rritja e BPV-së siç premtuan se do të jetë 4 ose 5 për qind, mbetet vetëm një dëshirë e Zaevit”, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

