Skadon mandati i Zaevit dhe ai asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Zaev do të mbahet në mend si kryeministër i cili tërësisht i harroi pensionistët. Pensionistët nuk harrojnë se Zaev për të gjithë vitin 2019 u ka marrë 6.900 denarë.
Është e turpshme që kjo qeveri të lavdërohet se është duke mbajtur llogari për punonjësit e falimentuar kur kjo kategori u paraqit si rezultati politikave të këqija të LSDM-së.
Zaev do të mbahet në mend edhe si kryeministër i cili tentoi në mënyrë kontrabanduese në kundërshtim me rekomandimet e ODIHR dhe OSBE-së, t’i keqpërdorë partnerët më të vegjël të koalicionit për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor me të cilat në 5 në 12 do ta zvogëlonte dështimin zgjedhor.
Por, Zaev e di mirë se po vjen fundi i tij. Pas 12 prillit ai do të shkojë në histori si kryeministri më i keq.
Pas fitores së 12 prillit qeveria e re e kryesuar nga VMRO-DPMNE do ta sjellë drejtësinë, ndryshimin dhe ripërtëritjen e Republikës së Maqedonisë.
Qendra për komunikim me VMRO-DPMNE-në



