Edhe sot nëpërmjet një komunikate për media kanë reaguar nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre qëllimi i PSP-së është eliminimi i VMRO-DPMNE-së me qëllim dobësimin e shtetit.
“PSP po udhëheq një proces qëllimi i të cilit është politik dhe jo juridik, dhe pa pasur fakte po akuzohet një parti e tërë. 100 persona nga trupat kryesore të VMRO-DPMNE-së janë politikisht të akuzuar pa pasur prova- PSP është shndërruar në zyre të LSD”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

