VMRO-DPMNE përmes një kumtese reagoi ndaj deklaratës së sotme të LSDM-së e cila kërkoi masa për zgjidhje të problemit me ndotjen e ajrit.
Në reagimin, VMRO-DPMNE thekson se zgjidhja e problemit me cilësinë e ajrit kërkon zgjidhje gjithëpërfshirëse në të cilën partia veçmë po punon, e jo me propozime dhe projekte joreale.
VMRO-DPMNE-ja vlerëson se LSDM-ja e manipulon opinionin dhe propozon masa për gazifikim, ndërsa nga ana tjetër Kumanova dhe Strumica janë një prej komunave më të ndotura në shtet.
“Pikërisht nga këto komuna mbërrijnë informata për numër të rritur të qytetarëve të cilët ankohen për cilësinë e ajrit dhe ndikimin ndaj shëndetit të tyre. Hipokrizia e LSDM-së nuk mbetet këtu. Ata flasin për gazifikimin, ndërsa harrojnë të thonë se pikërisht këto dy qytete të cilët gjoja i kanë gazifikuar një prej qyteteve me nivel më të lartë të ndotjes”, thuhet në reagim.