VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme thekson se Prokuroria Publike Speciale është vendosur dhe transformuar tërësisht si organ ekzekutiv i Lidhjes Socialdemokrate.
“Për momentin PPS e realizoi fazën finale të betejës së kriminelit të aboluar, Zoran Zaev kundër të gjitha mediave të cilat nuk janë nën kontrollin e Bihaqka. PPS hyn në konflikt të hapur me të gjitha mediat të cilat janë shpallur personalisht nga Zoran Zaev për armiq të tij më të mëdhenj”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp anëtari i KE të VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski.
PPS, siç tha ai, në mënyrë joprofesionale dhe selektive bën presion dhe godet ndaj mediave duke tentuar që t’i censurojë dhe t’i frikësojë që të ndalojnë raportimin për politikat e LSDM-së të cilat janë në kundërshtim me interesat më të larta shtetërore dhe nacionale të Republikës së Maqedonisë.