Përderisa bashkësia ndërkombëtare drejton thirrje të shumta të formohet Qeveria e re në Maqedoni, partia në pushtet VMRO-DPMNE me të gjitha fondet mundohet ajo të mos realizohet, komentojnë analistët. Ata thonë që Qeveria e tanishme do të krijojë tensione përderisa nuk do hartohen zgjedhje të reja.
Për momentin retorika e VMRO-DPMNE lëviz në dy drejtime ose do të ketë zgjedhje të reja parlamentare në vend ose të tërhiqet Platforma shqiptare, shkruan REL.
Në kumtesën e fundit VMRO-DPMNE veçoi se nuk do të lejojë në vend të sillen zgjidhje në kundërshtim me interesat nacionale dhe shtetërore. Nga partia kanë theksuar që zgjedhjet e reja parlamentare do t’i përgjigjen pyetjes se qytetarët janë të gatshëm për ridefinimin e RM-së.
E gjithë kjo është në kundërshtim me atë çfarë thanë përfaqësuesit e bashkimit ndërkombëtar të BE-së, NATO-së, OSBE-së, Stej departmentit…
Analisti politik Mitko Gaxhovski vlesësoi se VMRO-DPMNE do të bëjë gjithçka vetëm të mos formohet qeveria e re. Sipas tij vetëm në atë mënyrë partia mundet politikisht të qëndrojë në lojë, e kështu edhe në të ardhmen të jetë faktor.
“Vlerësoj se VMRO-DPMNE luan me kartën e kërkesave maksimale në lidhje me situatën në të cilën gjendet Maqedonia, por gjithashtu vlerësoj që në ditët e ardhshme do të jemi dëshmitar në gjetjen e zgjidhjes e cila do të jetë e pranueshme për VMRO-DPMNE dhe për të gjithë ata të cilët mendojnë se e gjithë kjo që po ndodh në vend nuk është e drejtë”, tha Gaxhovski për REL.
Sjellja injorante e VMRO-DPMNE, vlerëson Gxhovski, më tepër e largon Maqedoninë nga rruga euro atlantike dhe integrimet, ndërsa vendit i është shkatërruar imazhi në bashkësinë ndërkombëtare.
VMRO-DPMNE me ndihmën e BDI-së gjatë kohë i injorojnë dhe sillen të papërgjegjshëm ndaj kërkesave të BE-së, prej marrëveshjes së Përzhinos e këtej, dhe e gjithë kjo bëhet që Maqedonia vet të vendosë për nevojat e veta edhe përkundër asaj se është kandidate për anëtarësimin në BE, theksoi analisti politik Alajdin Demiri.
“Kjo bëhet me qëllim të hapur VMRO-DPMNE të mos bie nga qeveria, për arsye se rënia nga qeveria do të jetë fatale për elitën politike të partisë. Dhe tash përsëri e nxjerr nga konteksti tensionin ndëretnik, përsëri dalin si mbrojtës të Maqedonisë, gjoja Maqedonia është e sulmuar nga shqiptarët. Kjo është logjika me të cilën sillet VMRO-DPMNE”, tha Demiri.
Partia me qëllimet e saja do të shkojë deri në fund, theksoi më tej Demiri, sepse sipas tij pa mandatin e Ivanovit nuk do të mund të formohet qeveria e re, ndërsa qeveria e tanishme VMRO-BDI do të vazhdojë të krijojë tensione përderisa nuk do të paralajmërohen zgjedhje të reja.