Dokumentari nga Gazetarët e Laboratorit të Reporterëve Hulumtues- IRL, për djegjen e spitalit modular në Tetovë, zbardhi shumë të vërteta, zbuloi shumë fajtorë e hapi shumë dilema. Gjithashtu nxiti edhe reagime.
Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzojnë Prokurorinë Themelore, e cila sipas tyre sikurse në këtë rast, ashtu edhe në raste tjera, amneston persona përgjegjës, për të cilët ka dyshime të bazuara se kanë bërë lëshime dhe krim në punën e tyre.
“Është e çuditshme heshtja për mangësitë në Prokurorinë Publike me spitalin modular në Tetovë. Është turp që përgjegjësia e vdekjes së 14 personave ju la dy-tre personave periferik në sistem pa asnjë vërtetim preciz për përgjegjësinë e vërtetë”, thonw nga VMRO-DPMNE. /SHENJA/
Data 24.10.2026
Aktuale
- 12 shoferë privohen nga liria, 10 prej tyre vozitën pa dhënë provimin e vozitjes
- Elvana Gjata shfaqet për herë të parë në fotografi me partnerin e përfolur
- Përshkallëzohet revolta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë hedhin gurë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
- Maqedonia e Veriut me automjetet më të vjetra në rajon, mosha mesatare 19,4 vjet
- Netanyahu thotë se fundi i ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin është “vetëm çështje kohe”
- Interesim i madh i të rinjve për profesionet e aviacionit në „Skopje Air Fair 2026“
- 19-vjeçari nga Shkupi kapet në Bullgari me 98.500 euro të falsifikuara
- Arrestimi i një grupi të dyshuarish për mashtrime në Call Center



