VMRO-DPMNE edhe sot nëpërmjet një komunikate ka thënë se në rend të parë e vendos interesin e qytetarëve andaj edhe e ofron “Manifestin për Maqedoni të vetme”, si koncept qytetarë.
Sipas tyre, ky Manifest garanton sundimin e drejtësisë dhe shtet juridik si çelës kryesorë për sukses të shtetit.
LSDM dhe Zaev, thuhet në komunikatë, janë të frikësuar dhe të kërcënuar, andaj për këtë shkak ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë pranuar Platformën e Tiranës, e cila, sipas tyre, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesat më të larta nacionale.
“Me arrestimin e narko- trafikantët dhe mafiozëve të afërt me udhëheqësinë kriminale të LSDM-së, qytetarët kanë parë se partia është pjesë e nëntokës”, thuhet në komunikatë, përcjell SHENJA.