Marija Miteva, zëdhënëse dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së theksoi sot se partia e tyre nuk do të marrë pjesë në grupet punuese dhe amendamentet kushtetuese nuk do të bëhen në këtë përbërje parlamentare me diktatin e Bullgarisë.
Miteva edhe një herë ka ripërsëritur qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se ndryshimet kushtetuese në këtë përbërje parlamentare nuk do të ndodhin as me diktat të Bullgarisë.
“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë. Ajo nuk do të marrë pjesë në grupe të tilla punuese sepse ky është një proces jolegjitim dhe ne i kemi thënë dhe apeluar shumë herë qeverisë që të mos përfshihet në procese të tilla ku absolutisht nuk ka mbështetje nga qytetarët”, theksoi Miteva.(INA)


