Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar se LSDM dhe karteli në pushtet aplikojnë grabitje si në perëndimin e egër.
“Nuk ka tender shtetëror apo grant, që nuk ka marrë firmë apo organizatë joqeveritare e lidhur me LSDM-në. Në tenderët kriminal dhe grante nuk ka fund”,kanë thënë në LSDM, transmeton Medial.mk.
Ata akuzojnë se zv/kryeministri Koço Angjushev ka marrë para prej Fondit për inovacione, ndërsa ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska u ka ndarë mjete Organizatave joqeveritare ku dhe është anëtare.