VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratave të zv/kryeministrit Artan Grubi.
Ata thonë se me LSDM dhe BDI janë që 5 vite në pushtet, dhe për çdo vit, sipas tyre jemi larg BE-së, “Grubi të ndalojë dhe të mos aktroj se është evropian, dhe të paraqitet gjoja se është ndonjë faktor, për shkak se të vetëm gjë që e përfaqëson është të jetë zëdhënësi i mafias në pushtet dhe shërbëtor i interesave kriminale për shkak të cilave populli në Maqedoni nuk po mund të ngitet. Me Artan Grubin dhe BDI-në mundet vetëm të kidnapohet deputet, dhe jo të integrohemi në BE. Kur Artan Grubi flet për vlera evropiane, Evropës i dhemb koka”, thonë nga VMRO-DPMNE, përcjell SHENJA.