Alsat-M 2019-06-25T12:10:26+02:00
Kthimi i TVSH-së është tregues se LSDM-ja në vend të motos, fjala vlen ndryshohet me fjala gënjen, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.
Derisa Zaevët po grabisin gjithnjë e më shumë qytetarët, qeveria po manipulon me masa qesharake nga ku levërdi kanë vetëm të pasurit.
Me masën e re të paralajmëruar “Moj DDV” të cilën po e shtyjnë me ngulm, të varfrit dhe klasa e mesme më së shumti që mund të kthejnë para është 156 denarë në muaj, gjegjësisht 1872 denarë në suaza vjetore, që është shumë larg me 30.000 denarët e premtuar nga Zaevi. Nëse qytetarët shpresojnë në këto para për të shlyer kreditë, të paguajnë përmbarues, të shkojnë në pushime verore apo të restaurojnë dhoma u duhen së paku 16 vite, thuhet në reagimin e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE.
Loading…



