Kryetarët e komunave të Dojranit dhe Vasilevës nga LSDM-ja duhet që të përfundojnë në burg e jo të janë kandidat, ndërsa Smilevski nga Buteli të konkuroje për Pinokio, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, transmeton Almakos.
“Kryetarët e komunave të Dojranit dhe Vasilevës nga LSDM-ja duhet që të përfundojnë në burg e jo të janë kandidat, ndërsa Smilevski nga Buteli të konkuroje për Pinokio.
Ango Angov, kryetar i Dojranit dhe Marjan Vasilev, kryetar i Vasilevës janë kapur dhe dokumentuar se si janë duke blerë vota në zgjedhjet e kaluara. Angov dhe Vasilev deri më tani duhej që të kishin rastin e përfunduar, ndërsa ata në vend që të rikandidohen të paraqiten në dyert e burgut në Idrizovë.
Kryetari i Butelit, Velimir Smilevski mund që nuk është theksuar aq sa kolegët e tij, Angov dhe Vasilev, por për këtë është kapur duke gënjyer.
Smilevski premtoi dhe nuk e bëri ujësjellësin në Luboten. Katër vite më vonë nga zgjedhjet lokale të vitit 2017, Luboteni është ende pa ujë.”, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e VMRO-së.