Në selinë e VMRO DPMNE ka filluar mbledhja e kryesisë së partisë me partnerët e tjerë të koalicionit.
Në këtë mbledhje pritet të konfirmohet edhe në lidhje me negociatat në vazhdim me BDI-në.
Para takimit, të gjithë thanë se ishin optimist se sonte do të arrihet marrëveshje, dhe se do të respektohen afatet kushtetuese për formimin e shumicës në Parlament.
**********
VMRO-DPMNE dhe partitë tjera të koalicionit pritet të takohen në orën 19:00. Me siguri pritet që në këtë takim të kumtohet vendimi lidhur me kolaicionimin me BDI-në.
Sipas informacioneve të fundit të TV SHENJA, bisedimet për koalicionin e ri qeveritarë janë shndërruar në një lojë ping pongu. Siç mësohet jo zyrtarisht, Ahmeti me disa zyrtarë të tjerë të BDI-së janë në komunikim të vazhdueshëm me VMRO-DPMNE-në prej ku marrin propozime lidhur me kushtet e koalicionit të cilat më pas Ahmeti ua prezenton nënkryetarëve dhe anëtarëve të kryesisë

