VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka kërkuar hollësi se kryeprokurorja speciale, Katica Janeva a e ka keqpërdorur pushimin mjekësor, menjëherë sapo është dorëhequr javën e kaluar, informon INA.
“Katica Janeva tanimë në ditën e pestë nuk dihet se ku është dhe se vetëm një ditë pas zbardhjes së oktopodit politiko- gjyqësor si dhe atij mediatik, ajo mori pushim mjekësor. Askush më nuk i beson Katica Janevës. Organet hetimore të hetojnë se a ka keqpërdorur pushimin mjekësor”, theksoi VMRO-DPMNE.


