VMRO-DPMNE-ja, njoftoi se edhe sot do t’i bllokojë disa udhëkryqe
në periudhën nga ora 15:00-17:00.
“Institucionet shtetërore dhe shteti janë të pushtuar nga hunta e pushtetit. Sistemi gjyqësor punon nën diktimin e akuzave të konstruktuara për kundërshtarët politikë të pushtetit. Rasti i montuar për terrorizëm kundër, siç thuhet 36 patriotëve të Maqedonisë tërësisht është i pabazë dhe është me qëllim të frikësimit të secilit i cili vendos të ngrejë zërin kundër këtij pushteti jodemokratik”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Do të bllokohen udhëkryqet në vijim:
– Udhëkryqi te QT Mavrovasja;
– Udhëkryqi midis rrugëve “Vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” në Karposh;
– Udhëkryqi te “Rampa” në lagjen Kisella Vodë.
Njëherit VMRO-DPMNE-ja do të organizojë edhe protestë para Ministrisë së Drejtësisë në rrugën “Dimitrija Çupovski”, sot në orën 18:00.
Data 07.03.2025
Aktuale
- Arsyeja pse djali i Unikatilit grushton një person gjatë ceremonisë së varrimit të axhës së tij
- Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë
- Trump sugjeron mundësinë e zgjerimit të afatit për shitjen e TikTok
- DAP: Nuk është e vërtetë se mbi 80 mijë të punësuar ende nuk e kanë marrë pagën e janarit të vitit 2025
- “Denonco krimin zgjedhor!” – SPAK hap portal online për zgjedhjet e 11 majit
- Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania
- VLEN: Për herë të parë në armatë ka 3 gjeneralë shqiptarë!
- Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Përfshirja e grave në vendimmarje, garanci për shoqëri të barabartë