02 October
Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Komunën e Shtipit përmes shpalosjes së programit të tij politik para qytetarëve të kësaj komune, kërkoi mbështetjen e tyre edhe për një mandat në këtë komune.Zahariev potencoi se zhvillimi dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe zhvillimi i sektorit të biznesit, do të jenë ndër prioritet e tij si kryetar i ardhshëm i kësaj komune.
Do ta rrisim zhvillimin ekonomik lokal, do të kemi punësime të reja, dy zona të reja industriale dhe zgjerim të zonës industriale. Do ta rregullojmë lumin Pena . Do ta mbushim sektorin e biznesit por dhe do të luftojmë për të drejtat e punëtorëve në veçanti punëtorëve tonë të tekstilit. Projektet tona do të jenë në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës, do t’i përfudnojmë ata dhjetë rrugët e mbetura- deklaroi Ilço Zahariev, kandidat i VMRO-DPMNE-së për Shtipin.
https://www.youtube.com/watch?v=QfOIAUAqgFc&feature=youtu.be

