VMRO-DPMNE-ja dhe partitë e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” qëndruan në Kërçovë ku para qytetarëve prezantuan programin për zhvillimin e kësaj komune. Kandidati i VMRO-së për kryetar Vllatko Sajkoski u zotua se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim etnie ose përkatësie partiake. Ai më tej shtoi se synimi i tij kryesor do të jetë tërheqja e investimeve të huaja me qëllim të zhvillimit ekonomik të Kërçovës.
Me infrastrukturë të mirë, me qasje të lehtë dhe efikase deri te shërbimet, komunën tonë do ta bëjmë tërheqëse edhe për investitorët e huaj. Investimet e huaja nënkuptojnë ndërtimin e fabrikave të reja me standarte të larta, vende të reja të punës, të ardhura më të mira në buxhetet familjare dhe standart më të mirë për jetesë- deklaroi Vllatko Sajkoski, kandidati pët kryetar i Kërçovës.

