Ideja e BDI-së për ndarje territoriale të Maqedonisë së Veriut në bazë të rajoneve, për VMRO-DPMNE-në është e pa pranueshme. Sipas zëdhënëses së VMRO-së Marija Miteva, nuk është i pranueshëm parimi i shantazheve që zbatohet nga BDI-ja, duke i kujtuar kryetarit Ali Ahmeti se çfarë ishte me rëndësi për të gjatë kohës që ishte në pushtet. Ajo shtoi se VMRO-DPMNE me përkushtim punon për jetë më të mirë për njerëzit dhe për ruajtjen e harmonisë dhe marrëdhënieve cilësore në bazë të probleme të zgjidhura, pa ndarje dhe konflikte.
“Për VMRO-DPMNE-në nuk i pranueshëm parimi i shantazheve që zbatohet nga BDI e kjo është ‘nëse nuk jemi në Qeveri që të vjedhim, atëherë do të krijojmë çështje etnike dhe ndarje’. Rikujtojmë se deri para një muaji e gjysmë BDI ishte në pushtet bashkë me LSD-në dhe atëkohë për Ali Ahmetin nuk ishte e rëndësishme ndarja rajonale e Maqedonisë, sa ç’ishte e rëndësishme që ‘Arbëria’ të merrte tenderët e Artanit, nipi i Alisë ta blinte ‘Soravian’, ose kompanitë nënkontraktuese të ‘Behtel dhe Enka’ të jenë të njëjtat nga Zajazi ose të afërta me BDI-në”, ka deklaruar Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-së.
Data 03.10.2026
Aktuale
- ASH shpërthen pas vizitës së von der Leyen: Mjaft me pritje, ose vendime ose një tjetër vit i humbur!
- “Safe City” së shpejti edhe në Prilep dhe Manastir, do të ketë mbi 40 zona radari
- “Rama më kontaktoi personalisht në Instagram, tani kam 29 projekte”/ The Guardian: Skema si rekrutohen arkitektët e huaj në Shqipëri
- “Safe City” së shpejti edhe në Prilep dhe Manastir, do të ketë mbi 40 zona radari
- Koreja e Jugut: Veriu lëshoi projektil të panjohur pranë bregdetit lindor
- Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme
- Aksident i rëndë: Përplasen tri vetura dhe një autobus, tre persona dërgohen në spital
- Sekreti i Macron: Si e parashikoi dënimin e Thaçit?



