VMRO DPMNE-ja ka reaguar ndaj iniciativës për reforma në VMRO, duke i quajtur anëtarët e revoltuar si persona lukrativ që vetëm kanë për qëllim pozicionet.
Ata kanë thënë se në VMRO-DPMNE ka demokraci në vendimmarrje brenda dhe thanë se statuti i tyre është shumë modern.
Sipas kësaj partie, VMRO DPMNE ka dëshmuar se nuk hyn në koalicionet të dëmshme për shtetin vetë për të ardhur në Qeveri.
“Statusi i VMRO-DPMNE-së është i njëjti sipas të cilit reformatorët e vetëshpallur janë zgjedhur në të kaluarën në pozicionet e fundit në komisionet dhe selinë komunale të partisë, ndërsa disa prej tyre të njëjtat i kryejnë edhe sot e kësaj dite. Shkaqet e pakënaqësisë së kësaj grupe të vogël janë fitimprurëse dhe jo demokratike”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Ata pyesin se përse thirrja për reforma nuk erdhi as pas fitoreve të vitit 2006, 2008, 2011 dhe 2014, por pikërisht tani kur një pjesë e tyre përballen me ndryshimin e mundshëm të pozicioneve të punës ku ndodhen”.