VMRO-DPMNE i është kundërpërgjigjur deklaratave të eurodeputetit Ivo Vajgëll, i cili kishte deklaruar se në takimin që kanë pasur me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ky i fundit ka thënë se “do të shkoj deri në fund ngase nuk dëshiron të përfundoj në burg”.
Nga VMRO i hedhin poshtë këto deklarata duke kërkuar edhe sqarim nga eurodeputeti nëse në të vërtet ka thënë një gjë të tillë.
“Ivo Vajgëll ose nuk ka kuptuar diçka ose me vetëdije po rreshtohet në anën e kriminelit të abonuar Zoran Zaev dhe skenaristëve të tij për shpërndarje të manipulimeve dhe gënjeshtrave. Me dezinformatat e tilla, nëse në të vërtet i ka dhënë Vajgëll, ai vetëm se po e ndez edhe më tepër situatën politike në Maqedoni, në vend që të dënoj publikisht Platformën e Tiranës dhe përzierjen e shteteve të huaja në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.

