Nga VMRO DPMNE i bëjnë thirrje ish zv/kryeministrit Artan Grubi, që nëse është i pastër si loti, le të kthehet në Maqedoni, sepse siç thonë, përgjegjësi për krimin duhet të ketë, përcjell TV21. Deputeti i kësaj partie Mile Lefkov tha se nëse është i pafajshëm lë të vij ta dëshmojë para gjykatës dhe nëse ka guxim të përballet me provat.
“Artan Grubi të mos ikë dhe të kthehet në Maqedoni, përgjegjësi për krimin duhet të ketë. Grubi “i pastër si loti”, i cili fillimisht u gjend në listën e zezë të SHBA-ve, e më pas në qendër të një procedure penale për krim milionësh në Lotari, ka braktisur shtetin pas vendosjes në listën e zezë të SHBA-ve dhe para nisjes së procedurës penale kundër tij. Nëse është i pastër si loti apo i dyshimtë, le ta dëshmojë para gjykatës, nëse ka guxim të përballet me provat. 8 milionë euro është krimi në SH.A. Lotaria e Maqedonisë, ku aktorët kryesorë janë Artan Grubi si zëvendëskryeministër dhe Perparim Bajrami si drejtor i Lotarisë”, tha Mile Lefkov – VMRO-DPMNE.