VMRO DPMNE (FYROM): Kështu partitë simotra e paralajmëruan Gruevskin në Malta
Në Kongresin e Partisë Evropiane Popullore (PEP) që mbahen të mërkurën dhe të enjten në Maltë, delegacioni i VMRO DPMNE-së në krye me kryetarin Nikola Gruevski është paralajmëruar si parti nga FYROM-i. Kjo qëndron në listën e partive- pjesëmarrësve në ueb faqen e kongresit vjetor të PEP-s.
Në të, në listën e anëtarëve shoqëruese të PEP-së, është shkruar edhe VMRO DPMNE me pesë delegatë. E pyetëm zëdhënësin e partisë, Ivo Kotevski, nëse planifikohet Gruevski të reagoj për shkak të kushtëzimit të këtillë nga partitë simotra.
“Ne jemi pjesë e PEP nën referencën për të cilën u pajtua LSDM, me arsyetimin se e njëjta nuk do të zgjat më shumë se disa muaj. Ne si VMRO DPMNE në çdo rast tregojmë se emri jonë kushtetues Republika e Maqedonisë, por edhe gabimet dhe lëshimet nga e kaluara vështirë përmirësohen”, deklaroi Kotevski.
Kongresi do të mbahet në hotelin “Interkontinental” në qytezën St. Julian.
Nikolla Gruevski nuk është në listën zyrtare e të ftuarve të rëndësishëm në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane që do të mbahet në Maltë, shkruan A1on.
Gruevski që sot fluturoi për në Turqi, pasi u kap nga kamerat në aeroport, reagoi përmes partisë se është duke realizuar vizitë pune në Maltë së bashku me një delegacion të partisë që do të merr pjesë në Partinë Popullore Evropiane.
Megjithatë, Kongresi i Maltës fillon pas dy ditëve, më 29 dhe 30 mars, dhe në listën e të ftuarve në Kongresin e Partisë Popullore është vetëm kryeministri Emil Dimitriev.


