VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se zgjidhja e vetme për dalje nga kjo krizë politike në të cilën sipas tyre LSDM e ka futur shtetin janë zgjedhjet e reja parlamentare.
Në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA, thuhet se Zoran Zaev mund të bëj tregti me interesat personale dhe të partisë që e udhëheq deri sa e ka përkrahjen e “udhëheqësisë së shantazhuar” por nuk mundet dhe nuk guxon, thonë ata me interesat nacionale dhe shtetërore vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të mos përgjigjet për krimet që ka bërë.