VMRO-DPMNE-ja opozitare, vlerëson se zgjedhja e tre nënkryetarëve është e panevojshëme, dhe se pikërisht kjo është një shtesë financiare.
“LSDM-ja po krijon vetëm ngarkesa finansiare. Harxhimet mujore për një nënkryetarë të Kuvendit në bazë të pagës, asistent, sekretar, vozitës, derivate, prezantime etj, numëron 225.000 denarë apo afro 4 mijë euro. Dhe në përgjithësi harxhimet mujore për të dy nënkryetarë janë 8 mijë euro. Janë në pyetje 8 mijë euro në muaj, para që do të mundeshin të shfrytëzoheshin për shëndetësi, arsim dhe hapje të vendeve të reja të punës. Në vend se për zhvillim, LSDM-ja vendos që këto para ti harxhon për funksione të Remenskit dhe Misovskit’, thonë nga VMRO.
Ata shtojnë se kjo është e kundërta e asaj që LSDM-ja premtonte gjatë zgjedhjeve zvogëlim të hargjimeve joproduktive.