VMRO-DPMNE mbrëmë deri te Gjykata Administrative parashtroi procedim kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me të cilin u pranua ankesa e Lëvizjes BESA dhe u anuluan rezultatet zgjedhore në vendvotimin nr.0396/1, në komunën e Gostivarit.
Siç njoftoi Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së, vendimi i tillë i kundërligjshëm i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve drejtpërdrejt ndikon në rezultatet e përgjithshme zgjedhore në dëm të koalicionit Për Maqedoni më të mirë dhe e konteston qartë vullnetin e shprehur të shumicës nga populli i Maqedonisë.
VMRO-DPMNE në kumtesë bën thirrje që të mos bëhet presion ndaj Gjykatës Administrative nga askush dhe gjykatësit të vendosin vetëm në bazë të ligjit. “Çdo veprim i ndryshëm do të ishte falsifikim dhe vjedhje e vullnetit të shprehur qartë të qytetarëve me inxhinieri postzgjedhor”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.