Qeveria e administruar nga pengu Kovaçevski është përfshirë në një skandal për emërimin e konsujve në Nju Jork dhe Çikago, thonë nga VMRO-DPMNE. Ata shtojnë se pasi disa media në bazë të burimeve qeveritare konfirmuan se Qeveria në një seancë të mbyllur ka emëruar prezantuesen televizive Besmira Ejupi si konsull të përgjithshëm në Nju Jork dhe Petrit Musliun për konsull të përgjithshëm në Çikago, qeveria e mohon në mënyrë të ngathët.
Ndryshe, thekson partia opozitare, mohimi është i pjesshëm, gjegjësisht i referohet vetëm zgjedhjes së Besmira Ejupit, e jo Petrit Musliut, djalit të analistit pro qeveritar Albert Musliu.
Kjo, sipas VMRO-DMPNE-së hap dilema të reja.
E para, a e gënjen qeveria opinionin maqedonas, tani që ka shpërthyer skandali dhe po tenton të falsifikojë dhe fshehë vendimet nga seanca e mbyllur, sepse mediat e kanë konfirmuar lajmin nga më shumë zgjedhje qeveritare më parë?
Së dyti, pse kanë pritur 24 orë për të mohuar lajmin dhe a ka pasur abuzime gjatë atyre 24 orëve?
E treta, pse mohojnë vetëm zgjedhjen e Besmira Ejupit, e jo zgjedhjen e Petrit Musliut, djalit të analistit Albert Musliu, që mund të jetë një rast më skandaloz? Heshtja do të thotë miratim.
Së katërti, sipas cilit kriter djali Petrit Musliu u zgjodh konsull në Çikago dhe a ishte vendimtare në zgjedhje veprimtaria e babait të analistit Musliu në periudhën e kaluar të mbrojtjes së qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së?
Është turp dhe tejet nënvlerësues që pengu Kovaçevski fshihet dhe hesht për këtë skandal që tregon se diplomacia e LSDM-së dhe BDI-së udhëhiqet nga prezantues dhe nepotizëm. Këtu lëmë hapësirë se Kovaçevski nuk ka qenë fare i informuar sepse partnerët e koalicionit e konsiderojnë të parëndësishëm në politikën kuadrore, thonë ata tutje.