Të punësuarit në kopshte u bënë viktimë e gënjeshtrave të LSDM-së.
Carovska çdo ditë shkon në çerdhe dhe i gënjen të punësuarit se do ua rrit pagat. Ndërsa, nuk dëshiron të përgjigjet ndaj të punësuarve të njëjtë pse në fillim të vitit ua uli pagën për rreth 900 denarë.
Carovska si shefi i saj Zaev bën diskriminim ndaj të punësuarve në kopshtet e vendit.
E vërteta është se rritje ka vetëm për ofruesit e shërbimeve, të punësuar me arsim të lartë, ndërsa ulje të pagave ka për nëpunësit administrativ me arsim të lartë.
Për shkak të këtyre gënjeshtrave Carovska nuk meriton të mbetet ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
LSDM-së dhe sundimit të saj destruktiv duhet t’i jepet fund.
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut meritojnë jetë më të mirë.
Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së


