VMRO-DPMNE akuzoi kryeministrin Zaev se me plan aksionar për përballje me lajmet e rrejshme, Qeveria po tenton të heshtë mediat. Zëdhënësi Dimçe Arsovski tha se kryeministri dëshiron që Maqedoninë ta shndërroj në Kore të Veriut, që qytetarët të mos dinë se çfarë ndodh në shtetin e tyre.
“Me planin e djeshëm Zaev dhe LSDM-ja tregojnë se dëshirojnë neve të na bëjnë si Koreja e Veriut, vend ku qytetarët nuk din çfarë ndodh në shtetin e tyre, e jo më jashtë. Zaev dhe LSDM-ja kanë frikë të zbulohet krimi i tyre që po e bëjnë, ndaj sjellin plane të tilla me të cilat cenohet i gjithë opinioni, ku mediat përballen me kërcënime, shantazhe dhe censurë. Nëse dikush duhet të ballafaqohet me lajme të rrejshme, ata janë qytetarët të cilët çdo dit janë të gënjyer nga Zoran Zaev dhe pushteti. Lajmet e tilla janë përditshmëri. Lajm i rrejshëm është se Zoran Zaev nuk e di kush janë Kiki dhe Friki. Lajm i rrejshëm është se LSDM-ja nuk qëndron pas reketit”, tha zëdhënësi I VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.