VMRO-ja opozitare ka reaguar edhe sot në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për arrestimin e disa funksionarëve të kësaj partie.
Nëpërmjet një pres konferenca para PSP kanë akuzuar këtë prokurori, duke thënë se rastet “Target” dhe “Fortesa” janë disa prej rasteve përmes së cilave PSP ka pasur për qëllim të shtrembëroj të vërtetën dhe të manipuloj qytetarët.
Ndërkohë, nëpërmjet një presi të mbajtur para gjykatës, nga kjo parti kanë thënë se kërkesat e PSP për masat e kujdesit ndaj udhëheqësisë së VMRO-së nuk kanë bazë juridike, duke i quajtur ato të paargumentuar dhe të motivuara politikisht.

