Fushata zyrtare për sqarimin e referendumit po vonohet, thonë ekspertët, të cilët pavarësisht rezultateve, presin që qeveria dhe opozita çështjen e referendumit e shfrytëzojnë për poena politik dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, njofton Medial.mk.
Madje ata sqarojnë se nuk ka ndalesa për askënd se kush mund të bëjë fushatë për referendum. Sipas tyre, për votuesit më e rëndësishme është përafrimi thelbësor i Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, dhe jo kundërshtimi i oponentëve politik. Qeveria, të mërkurën do të njoftojë se sa mjete do të ndahen për fushatën e referendumit i cili është paraparë që të mbahet më 30 shtator. /Medial.mk/