Në një kumtesë për media VMRO-DPMNE ankohet se të burgosurit e 27 prillit janë viktima të përndjekjes politike dhe torturës, përcjell Aktuale.mk.
Sipas partisë së Gruevskit ata mbahen në kushte mizore dhe torturohen psiqikisht, ndërkaq gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar për shkak të kushteve në të cilat mbahen.