Ministria e Shëndetësisë duhet të sigurojë kushte për funksionim normal të institucioneve shëndetësore, deklaroi Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE. Ai shtoi se pushteti nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e tij parazgjedhore, siç janë rroga më të larta për mjekët dhe stafin mjekësor, mungesa e barnave për sëmundjet e rralla dhe insulinë, aparatet mjekësore nuk servisohen rregullisht dhe shpeshherë janë jashtë funksionit, kurse zëvendësimi dhe zhdukja e foshnjave në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë është bërë përditshmëri.
“Papërgjegjësia e LSDM-së ndaj shëndetësisë ditëve të fundit e preki kulmin. Dje dhe pardje më shumë se 24 orë Reparti i Hematologjisë në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, ishte jashtë funksionit, kurse fëmijët ishin transferuar nëpër reparte të tjera”, tha Igor Nikollov, VMRO-DPMNE.

