Zoran Zaev bëhet rrezik serioz për interesat nacionale të
Maqedonisë dhe figura më e dashur midis të gjithë nacionaliteteve të cilët garojnë në qëndrimet antimaqedonase, thekson VMRODPMNEja në kumtesën e sotme deri te mediat.
“Zoran Zaev e udhëheq qeverinë e Maqedonisë dhe i detyrohet popullit të Maqedonisë me sqarim
se ku e ka parë nacionalizmin dhe urrejtjen në sjelljen e Maqedonisë dhe tani ai ka vendosur të hap një faqe të re?”, thuhet në kumtesë.
Sipas VMRODPMNE-së, “Zaev në vizitën dyditore në Bullgari e ka goditur ashpër shtetin e Maqedonisë”.
VMRODPMNEja kërkon mbikëqyrje në atë që Zaev ka dakorduar gjatë vizitës në Sofje. “Populli i Maqedonisë kërkon mbikëqyrje në përmbajtjen e marrëveshjes të cilën Zaev është dakorduar ta nënshkruajë. LSDMja nuk është opozitë dhe duhet t’i përgjigjet popullit të Maqedonisë rreth dilemave të cilat e shqetësojnë pas vizitës dyditore në Bullgari të Zoran Zaevit”, thuhet në kumtesën e VMRODPMNE-së. /Almakos.com/

