Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë në përmbyllje të fushatës së 11 majit.
Rama deklaroi përpara vlonjatëve se ata duhet të bëhen bashkë të dielën për t’i dhënë një fuqi të re Partisë Socialiste.
Kryeministri thekson se vota nuk është për të, por për t’i thënë Europës se shqiptarët nuk presin më por duan të hyjnë në BE tani.
Rama: Zhvillim i mëtejshëm janë shumë më tepër se investimet që do bëjmë. Zgjedhjet janë takim me historinë. Vlora nuk mund dhe nuk duhet dhe nuk do mungojë në këtë takim me historinë. Kam shumë besim që do ti qaset 11 majit më e bashkuar se asnjëherë duke i kapërcyer hendeqet e shqiptarëve, politike, partiake. Duke kapërcyer dhe hendekun karakteristik të Vlorës, kush jam unë e kush je ti.
Do bëhen bashkë për ti dhënë PS një fuqi të re, jo për vete, as për deputetët dhe karriget e ministrave as mua, por një fuqi të re për të përmbyllur negociatat me BE dhe për ta ulur Shqipërinë në sallonin e Europës së bashkuar. Ky është takimi me historinë, ky është mesazhi që duhet të japë Vlora. Historia zgjodhi Vlorën, për të ngritur flamurin e pavarësisë. Historia zgjodhi Vlorën për të marrë shumë gjak të pastër shqiptari në luftën nacional çlirimtare. Ky takim, ky rreth ka një veçori bashkë me ju socialistët janë dhe disa të tjerë që kanë ardhur nga ana tjetër nga FRPD, janë këtu sot si një shprehje e vullnetit të Vlorës, përtej të majtës dhe së djathtës.
Për Vlorën që duhet të marrin përgjegjësinë, misionin që të ngrihen mbi veten dhe të bëhen një grusht i vetëm duke e mbledhur këtë dorë për të mos e lëshuar fatin europian të Shqipërisë. Duke i dhënë mesazh Europës që ne populli i Vlorës, Shqipërisë të bashkuar duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, tani. Nuk duam të presim më. Vlora më 11 maj duhet ta meritojë buzëqeshjen e Nënës Shqipëri.