Nëntë maji shënon Ditën e Evropës. Kjo datë e rëndësishme na përkujton një moment të veçantë kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian, i themeluar mbi vlera, vizion dhe rrugëtim të qartë. Bashkimi Evropian është projekti më i madh politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit që nga lufta e dytë botërore.
Në Ditën e Evropës, ne si Qeveri VLEN riafirmojmë projektimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në këtë familje të madhe, Bashkimin Evropian, dhe në realizimin e ëndrrës shumë vjeçare të qytetarëve tanë për tu bërë pjesë e këtij organizimi politik që sjelllë prosperitet dhe shpresë të re.
Hap pas hapi, RMV-ja po i afrohet Bashkimit Evropian. Qytetarët e vendit tonë, të cilët përqafojnë dhe i mishërojnë vlerat evropiane, tani ndihen më afër se kurrë me BE-në. Ne inkurajojmë dhe përkrahim reformat në gjyqësor dhe administratë publike që ato të jenë sa më efikas dhe shërbimet të jenë në të mirë të qytetarëve.
Kjo ditë na përkujton edhe detyrimet tona që duhet t’i përmbushim për t’u anëtarësuar në BE. Pra, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë me zero tolerancë. Institucione transparente, përgjegjëse, efikase dhe të qasshme për qytetarët janë aspiratat tona, dhe puna jonë e përditshme që po e bëjmë.
Vendi ynë, Maqedonia e Veriut,është mirënjohëse dhe falëndëruese pa masë ndaj BE-së për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar shtetit tonë. Në drejtim të përmbushjes së detyrimeve tona dhe për t’u bërë një vend i banueshëm, i jetueshëm, vend ku ka shpresë, vend ku të rinjtë mund të planifikojnë dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Ne si VLEN mbesim në qëndrimin se rruga drejt BE-së është një proces i pakthyeshëm deri në anëtarësimin e plotë në këtë familje të madhe.
Urime 9 Maji – Dita e Evropës!
Data 21.03.2026
Aktuale
- VMRO-DPMNE: Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburantit në rajon
- 18-vjeçari nga Shkupi gjendet pa shenja jete në Gostivar, pritet obduksioni
- Mbi 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, udhëtuan jashtë shtetit për fundjavën festive
- Vedat Muriqi drejt rekordit historik te Mallorca
- Juventusi interesohet për yllin e Real Madridit
- Gruaja nga Shkupi përfundon në spital pasi u rrah nga djali i saj 23-vjeçar
- VMRO-DPMNE: Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburantit në rajon, nuk është gjendje krize që të ulet akciza
- Nikolla Gruevski uron Bajramin: Gëzuar Festën e Bajramit të gjithë miqve të mi dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam


