Koalicioni VLEN tubimin kryesor mbrëmë e ka zhvilluar në Tearcë. Nga VLEN thonë se nga Tearca u dërgua mesazh se ata më nuk pranojnë mashtrime, padrejtësi dhe premtime të kota.
“VLEN nuk ndëshkon qytetarët për shkak të keqqeverisjes lokale. Përkundrazi, vetëm nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministria e Ekologjisë janë realizuar mbi 2.5 milionë euro investime, sepse zhvillimi nuk njeh ngjyra partie.
Nga Tearca me Një Zë u tha se me Daut Memishin për kryetar komune, Lavdim Farizin bartës liste ndryshimi është i pashmangshëm.
Më 19 tetor, qytetarët e Tearcës do ta kthejnë komunën në duar të ndershme, të punës, të dijes dhe të përkushtimit.
VLEN – Një Zë për Tearcën që punon, që ngrihet dhe që nuk dorëzohet”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 17.10.2026
Aktuale
- Analiza/ Kim Mehmeti: Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e Piktorit?
- Protesta në Tiranë: Tensioni dhe përplasjet vazhdojnë në ditën e katërt
- Mehmeti: Rama zgjedh të plaket me turpin, në vend që të japë dorëheqjen
- SHBA vendos kufizime të përkohshme për fluturimet e dronëve përgjatë kufirit jugor
- Microsoft prezanton Surface Laptop Ultra: Një rival i fortë për MacBook Pro me fuqi AI dhe lidhje magnetike
- Protestat në Shqipëri/ Luizi Ejlli: Populli po injorohet
- Incident në Shkup: Një grua sulmon fizikisht një grua tjetër në veturë, MPB ende pa detaje për rastin
- Të rinjtë në Prrenjas ndalin kamionin me targa serbe dhe e mbulojnë me flamurin kombëtar



