Si duket BDI nuk zgjedh mjete për të poentuar politikisht, por keqpërdor
edhe rastet më të dhimbshme vetëm e vetëm që t’i kurojnë egot e tyre për
tu kthyer në pushtet. E fundit është keqpërdorimi me rastet tragjike të
vdekjeve të foshnjave, që është në rënie e sipër, por për BDI-në këto
shërbejnë si mjet për një propagandë të ndyrë. Kjo është një pasqyrë ku
shihet portreti kolektiv i BDI-së si parti e cila për 20 vite shkatërroi
gjithçka, përfshirë edhe shëndetësinë.
BDI duke u munduar ta paraqesin fytyrën e mirë para qytetarëve, ata në
fakt po vet demaskohen, sepse janë në gjendje të keqpërdorin edhe rastet
e dhimbshme për qytetarët, për pikë të ulëta politike.
Zgjidhja e problemeve në sistemin e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut,
që për vite ka çaluar, nuk do të jetë e lehtë apo e lirë, për
rregullimin e së njëjtës. Shëndetësia në vendin tonë që kur VLEN është
pjesë e qeverisë dhe udhëheqë me dikasterin e shëndetësisë është zgjuar
nga “vdekja klinike”. Por, akoma duhet të vazhdojë t’i nënshtrohet
trajtimit të rëndë në mënyrë që të rregullohet plotësisht ky sistem.
Detyrë jo e lehtë por që me plotë shpresë se do të përmirësohet falë
këmbënguljes së ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari.
Fillimi i realizimit të reformave të shumëpritura solli shpresë.
Përpjekja për përmirësim ka ndikuar te pacientët, mjekët dhe i gjithë
stafi mjekësor, si dhe te administratorët. Shëndetësia gjatë viteve të
kaluara kishte humbur jo vetëm reputacionin e besimin, por edhe cilësinë
e shërbimeve më të ndjeshme ndaj pacientëve.
Ndërkaq, vizita e ministrit Taravari në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte
në vazhdën e përpjekjeve për të transmetuar punën dhe praktikat më
bashkëkohore të intervenimit mjekësor në Maqedoninë e Veriut, gjë që i
shërben të ardhmes së shëndetësisë në vendin tonë.
Por kjo nuk është e gjitha. Kujtojmë se pas shumë viteve është
përmirësuar lista pozitive e ilaçeve me 9 ilaçe të reja. Dhe, për herë
të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut do të punësohen 600
specializantë të ri me vendime me çka do të plotësohet personeli
mjekësorë me qëllim që qytetarët të marrin shërbime sa më cilësore
shëndetësore.
VLEN ka prioritet shëndetin e qytetarëve!
Data 17.09.2026
Aktuale
- Labinot Tahiri para protestës: Sonte nuk e fyej as Albin Kurtin, as askënd – dua unitet për ata burra tanë
- “Nuk na ndalni dot!”, Qytetarët ‘rrethojnë’ Komisariatin ku mbahen protestuesit e arrestuar gjatë tubimit para Parlamentit: Arrestoni Ramën, lironi çunat!
- Debat për vendimin e Hagës: “Vendime të Kosovës” apo gjykatë jashtë Kosovës? flasin panelistët
- Tragjedia e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë: Detajet e rënda nga QKUK
- Dhimbja e një familjeje: Milazim Thaçi flet për padrejtësinë ndaj krerëve të UÇK-së
- “Jam kërcënuar, por s’kam frikë”, Dashnor Sula: Rama më riktheu dinjitetin!
- Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati Mustafa: Mbrojtja ka argumente për ta kundërshtuar vendimin
- Revolta kundër Ramës, mbyllen fjalimet te Kryeministria/ 25 qytetarë u ndaluan pas tensioneve te Kuvendi, protestuesit marshojnë drejt komisariatit 1: Lironi çunat



