Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se kanë kaluar 4 ditë ose 96 orë që kur e kanë sfiduar publikisht BDI-në që të përgjigjet: A është e vërtetë se me Mijallkovin po planifikojnë aktivisht skenarë për incidente parazgjedhore dhe zgjedhore, si hyrje për mospranimin e humbjes në zgjedhjet lokale, me synim krijimin e një krize politike?
“A është e vërtetë se narrativa e tyre për gjoja “de-shqiptarizimin” është pjesë e këtij skenari?
BDI vazhdon të heshtë!
Sa e izoluar dhe e shkëputur nga realiteti është kjo klikë e BDI-së, e dëshmojnë edhe aktivitetet e djeshme në terren të Blerim Bexhetit dhe Arbër Ademit me Ramiz Merkon, i cili është në listën e zezë të SHBA-së. Kjo BDI jo vetëm që nuk ka as kapacitet programor e as kadrovik për t’u reformuar, por po përpiqet ta përplasë popullin shqiptar me aleatin tonë më të rëndësishëm – SHBA-në, vetëm sepse nuk është në pushtet.
BDI non grata nuk është më partner i askujt, e aq më pak i SHBA-së dhe miqve tanë në BE!
Sa e çmendur është bërë kjo klikë e BDI-së, e dëshmon edhe fakti që madje edhe Talat Xhaferi u detyrua të lexojë konferencë shtypi me të dhëna krejtësisht të pasakta.
Ndërkohë që BDI non grata gënjen pa skrupullt, me çdo kusht po përpiqet të mashtrojë anëtarësinë e saj se gjoja kanë një plan për t’u rikthyer në pushtet.
U poshtëruan kur ofruan të hyjnë në Qeveri në vend të VLEN-it, duke pranuar katër ministri pa kryetar Kuvendi, madje edhe me gatishmëri për të ndihmuar që në Strugë apo Kërçovë të zgjidhet një maqedonas. Dhe sikur të mos mjaftonte ky turp, tani po luajnë edhe rolin e “patriotëve maqedonas” për t’u bërë të pranueshëm për ata që dje i sulmonin”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 13.09.2026
Aktuale
- Gazetari: “TIMAK Defence”, para se të kërcënoni median, tregoni se çfarë bëni!
- Paralajmërimi nga Hungaria/ Pronari i grupit që kontrollon “One Albania” në syrin e ciklonit. Aferat e 4iG me tenderat dhe koncesionet
- Irena Beqiraj: Fashizmi nuk duhet kërkuar tek revolta e protestuesve por në Kuvend!
- Rrethohet Kryeministria, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. 5 orë revoltë, Diaspora merr në dorë Tiranën – rritet presioni ndaj Ramës
- Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën
- “Nuk dorëzohem tani”, Blerta rrëfehet për sfidat e reja shëndetësore
- Gjendet tjetër sasi kokaine pranë vilës së Lul Cakës, sekuestrohen 26.8 kg kokainë
- “Do qëndrojmë për Shqiptarinë”/ Thirrja e fortë në protestë: Do jemi këtu deri në shporrjen e Ramës, është tradhtar




