Rezultatet e punës tonë të përditshme janë të dukshme, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
“Shëndetësia si hallkë e rëndësishme e funksionimit të sistemit shtetëror me doemos ka kërkuar njerëz të përgjegjshëm që angazhohen për të mirën e pacientëve dhe personelit shëndetësor. Shërbimi sa më profesional dhe në çdo kohë ndaj pacientëve është prioritet i yni, e për këtë po angazhohemi pa ndalë.
Prandaj, sot me krenari të plotë ju informojmë që për herë të parë është hapur pikë e re pediatrike e kujdestarisë në Poliklinikën Bit Pazar. Pika funksionon çdo ditë nga ora 19:30 deri në 07:30 dhe të dielën 24 orë. Hapësira është plotësisht e rinovuar dhe e pajisur me mobilie dhe inventar të ri mjekësor.
Në këtë pikë pediatrike do të ofrohen shërbime për fëmijët nga mosha 0 deri në 14 vjeç nga qyteti i Shkupit dhe vendbanimet përreth. Shërbimet përfshijnë ekzaminim të përgjithshëm pediatrik, qasje terapeutike dhe analiza laboratorike.
Nuk mund të tregohet brengosje e përpjekje për përmirësim të gjendjes nëse vazhdohet me avazin e njëjtë. Si pasojë e kësaj sot kemi një sistem shëndetësor të kolapsuar. Prandaj, ne po ndryshojmë qasjen në veprim. Ne po veprojmë me përgjegjësi të plotë dhe me hapa konkret drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor”, thonë nga VLEN.
Data 24.09.2026
Aktuale
- Nis protesta te Kryeministria / Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Ergys Agasit për t’i shpëtuar policisë! Protestuesit i arrestojnë dhunshëm
- Rrustemi: Prioriteti i LVV-së është zgjedhja e presidentit për stabilitetin e Kosovës
- “Rama e njohu Hysenin me Ergys Agasin”, Basir Çollaku: Rrezikojmë sanksione nga NATO! Ja diskutimi i Ron Yeffet në Kryeministri për trafikun e armëve
- Rreziku i inteligjencës artificiale: OpenAI infiltron portalin e qeverisë australiane
- Sarandë, “arrest shtëpie” të dyshuarit për plagosje. Autori: Tentoi të më vidhte
- “Luarasi, universitet ekselent”/ Dekani i Fakultetit të Mjekësisë: Kanë nisur regjistrimet, diploma tek ne njihet brenda dhe jashtë vendit
- Tiranë/ Aksion për kapjen e personave në kërkim, arrestohen 8 të dënuar e të dyshuar për krime të rënda
- Turqia: Deklaratat e ministrit izraelit kundër presidentit tonë, nuk mund të mbulojnë atë që po ndodh në Gaza



