Koalicioni VLEN ka përshëndetur vendimin e Prokurorisë për hapjen e lëndës për ish zv/kryeministri Artan Grubi dhe gjykatësin Enver Bexheti.
“Koalicioni VLEN, si zëri i drejtësisë dhe mbrojtësi i qytetarëve, e ka thënë dhe do ta thotë gjithmonë: kushdo që ka abuzuar me ligjin dhe ka mbushur xhepat në kurriz të popullit do të përballet me drejtësinë! Sidomos ata që guxuan të shpëtojnë nga burgu Sasho Mijallkovin! Grubi dhe klika e tij nuk mund të fshihen më, ora e llogarisë ka nisur, dhe shqiptarët do të triumfojnë mbi korrupsionin!
Koalicioni VLEN ka kohë që paralajmëron se BDI është një parti e kapur nga struktura kriminale, të udhëhequra nga Artan Grubi. Ne pyesim se edhe sa mesazhe nga miku i shqiptarëve duhen për të kuptuar kjo parti se ka nevojë të bëjë reforma të thella programore dhe kadrovike, para se të guxojnë të kërkojnë besimin e shqiptarëve?”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Sipas tyre, ndikimi për ta liruar nga burgu Sasho Mijallkovin nuk është krim i vetëm i Grubit, por edhe i Ali Ahmetit, pasi ai ka qenë vetëm bedel i Ali Ahmetit.
“Artan Grubi është i lidhur edhe me krimet në kazinotë, fondet e striptizit për blerjen e Soravisë dhe komploteve të spiunazhit për kthimin e Nikola Gruevskit nga Budapesti, BDI duket më shumë si një bashkësi e njerëzve të listave të zeza se sa një parti politike. Pas këtij turpi, anëtarët e ndershëm të BDI-së duhet të vendosin tenda në Reçicë të Vogël dhe të kërkojnë reforma urgjente për çlirimin e partisë nga ish-funksionarët e korruptuar.
VLEN do të jenë gardianët e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!”, thuhet në reagimin e VLEN-it”, qëndron më tej në komunikatë.
Data 11.12.2024
Aktuale
- Kasami: Kur të hapet Kushtetuta do zgjidhet çështja e gjuhës dhe 20%
- Alby The Goat kështu provokon në videon e fundit
- Mësoni trukun e thjeshtë për të penguar mjegullën në dritaret tuaja këtë dimër
- Albin Kurti ftohet nga prokuroria speciale: Përse ky hap po ngre pikëpyetje të reja?
- Gara për shefat e Komisariateve/ Zbardhet lista me pikët për secilin kandidat! Ja renditja e tyre
- Veliaj takim me krerët fetarë dhe trupin diplomatik me rastin e festave: Një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën
- “Ambicia jonë është anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade”- Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: S’kemi kohë për të humbur! Pa vullnetin e PS, SHBA dhe BE s’do ta kishin bërë reformën në drejtësi
- VLEN: Përshëndesim vendimin e Prokurorisë Publike që ka hap lëndë për figurën e zezë Artan Grubi