Përfaqësuesi i subjektit VLEN, në cilësinë e ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ditëve të fundit ka qëndruar në Japoni për të zhvilluar takime të frytshme me përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe personalitete të rëndësishëm dhe biznesmen të rëndësishëm në Japoni. Takime të tilla shënojnë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tona bilaterale me Japoninë.
Bashkëpunimi me JICA-n ka një histori të gjatë dhe të konsoliduar që përfshin dekada miqësie dhe solidariteti konkret. Deri më sot, Japonia ka investuar mbi 421 milionë dollarë në projekte kyçe për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Këto investime kanë përfshirë sektorë jetikë si shëndetësia, mbrojtja e mjedisit jetësor, dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët tanë dhe ekonominë e vendit tonë.
Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia e hapjes së një zyre të JICA-s në Maqedoninë e Veriut, një nismë që do të intensifikojë koordinimin, do të përforcojë bashkëpunimin institucional dhe do të lehtësojë implementimin e projekteve të reja në terren. Një prezencë fizike e JICA-s në Shkup do të sillte një ritëm të ri në bashkëpunimin tonë dhe do të shërbente si pikë kontakti për projekte afatgjata.
Duke parë drejt vitit 2025 dhe më tej, riafirmuam përkushtimin për të vazhduar me iniciativa të reja në fushën e turizmit për bizneset e vogla dhe të mesme, duke forcuar kështu zhvillimin ekonomik lokal dhe ndërtuar një model më të qëndrueshëm zhvillimi.
Partneritetet si ai me Japoninë nuk janë thjesht projekte të izoluara, por pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse që synon rritje të kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
VLEN të përkushtuar për zhvillimin ekonomik që të lehtësohet jeta e qytetarëve tanë!
Data 22.03.2026
Aktuale
- PAMJE/ Aksident tragjik në Vlorë, humbin jetën dy drejtuesit e automjeteve, lëndohet një pasagjer
- Bujar Osmani kritikon VLEN-in: “Sa e sikletshme – deri ku kemi rënë?”
- Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
- VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion
- Protesta pa fjalime e opozitës! Qytetarët do të mblidhen para kryeministrisë! Të angazhuar 1500 efektivë policie
- (VIDEO) Shtetet e rajonit marrin masa për parandalim të krizës
- Shkup “Bit Pazar”: Personi i armatosur terrorizon, kryen një grabitje dhe dy tentativa brenda një ore


