Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë se ata nuk dëshirojnë që asnjë shqiptar të jetë fajtor për tragjedinë në Kocan. Ata thonë se urojnë sinqerisht që të gjithë zyrtarët aktualë dhe ish-funksionarët shqiptarë të provojnë pafajësinë e tyre, në një procedurë gjyqësore të drejtë, transparente, që do të bazohet ekskluzivisht në parimet kushtetuese të drejtësisë jo selektive, prezumimit të pafajësisë dhe barazisë para ligjit.
“Ashtu siç kemi kërkuar dhe do të kërkojmë që të zbatohet e njëjta procedurë edhe për tragjeditë kolektive të ndodhura me spitalin modular në Tetovë, aksidentin e “Durmo Tours” dhe atë të “Besa Trans”. Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë – ose përndryshe nuk kemi më shtet, por anarki për hir të fitimeve personale!
Sa i përket përpjekjeve të Ali Ahmetit dhe Zijadin Selës për të ndërtuar perceptimin se shqiptarët janë viktima të Qeverisë, duam t’ua themi troç: jeni të lexuar si abetare të klasës së parë!
Atyre fare nuk u interesojnë shqetësimet e popullit shqiptar, por vetëm se si të shkaktojnë krizë politike. BDI e di se në zgjedhjet lokale do të pësojë katastrofë dhe për këtë arsye avokon bojkotimin e tyre. Kësaj klike të korruptuar të BDI-së i duhen me çdo kusht zgjedhje të parakohshme parlamentare, vetëm e vetëm që të formohet një Qeveri teknike sipas modelit të Përzhinës, ku Ministria e Brendshme t’i takojë “vëllait të madh” – LSDM-së, që ai ministër t’i zhdukë provat për krimet e tyre.
Lotët e tyre fallco për shqiptarët janë hipokrizia më e madhe politike. E gjithë drejtësia është e mbushur me kuadro të kohës së tyre. Këtu është një tjetër dëshmi: më 15 janar 2024, Artan Grubi dhe Krenar Lloga propozuan Ljupço Kocevskin për prokuror publik.
Prandaj, në vend që të përpiqen të manipulojnë me ndjenjat e shqiptarëve, le të përgjigjen: a është e mundur që Ljupço Kocevski dhe Islam Abazi, të cilët janë propozime të tyre, tani po udhëheqin “gjueti shtrigash”, apo me këto pamflete politike që i shpërndajnë, po shënojnë autogola?”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Data 19.12.2025
Aktuale
- Dyshohet se një nxënës është vetvrarë
- Përfundoi aplikimi në konkursin për zgjedhjen e udhëheqësisë në KSHZ
- Ministria e Ekonomisë e la buxhetin pa 2 milionë euro pasi lejoji vjetërsimin e procedurave kundërvajtëse
- Tensionet në Kuvend, The Telegraph: Belinda Balluku mban postin e zv.kryeministres pavarësisht urdhër-arrestit nga SPAK!
- Rexhep Meidani viziton Tetovën: takim në selinë e Ecolog dhe nderim me titullin “Doctor Honoris Causa” në 31-vjetorin e Universitetit të Tetovës
- Toshkovsi: Deri në muajt qershor-korrik, pres që sistemi “Safe City” të zbatohet në gjithë territorin e shtetit
- Rëndohen pozitat e Belinda Ballukut, zbardhen argumentet e SPAK drejtuar Kuvendit: Po hetohet dhe për një koncension! Rrezikon të prishë provat
- Vizita e Ramës tek Thaçi në Hagë, Grenell: Prokurori Jack Smith, një turp


