Koalicioni VLEN ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbështesë kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadikun.
Në njoftimin e tyre thuhet se ky vendim është marrë duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të shprehur qartë më 19 tetor, kur – sipas tyre – “me një zë” thanë “Jo më BDI-së” në shumicën e komunave shqiptare.
“Bashkë me qytetarët dhe me kandidatët që përfaqësojnë sinqerisht interesin publik, do ta çojmë përpara ndryshimin që filloi më 19 tetor në komunat shqiptare”, thuhet në reagimin e Koalicionit VLEN.
MARKETING


