Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se ata e përshëndesin Deklaratën e BE-së për debat urgjent për të diskutuar agresionin e fundit ushtarak të Izraelit kundër Shtetit të Katarit.
“VLEN-i është në vijën e njëjtë me Bashkimin Evropian dhe shpreh solidaritetin e tij të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, që është një partner strategjik i BE-së dhe i cili, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, luan një rol vendimtar si ndërmjetës i konfliktit të vazhdueshëm në Gazë. Në frymë të qëndrimeve të BE-së, edhe ne presim që Shteti i Izraelit ta respektojë të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 26.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Deputeti Zejdi dhe kryeministri Mickoski përplasen për gjuhën shqipe
- Përplasje në “M-NAV” për grevën, Tasevski thotë se po ndiqet në jetën private
- Foshnja një muajshe dërgohet pa shenja jete në Klinikën e Fëmijëve
- VIDEO/ Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete! 4 të lënduar dërgohen me urgjencë në spital
- Ademi: Qëndrimi i Avokatit të Popullit për provimet juridike është skandaloz dhe i kundërligjshëm
- Evis Berberi mbetet në qeli, Gjykata Kushtetuese rrëzon ish-vartësin e Ballukut pas kërkesës për shfuqizimin e masës së arrestit në burg
- Ndalimet e produkteve të duhanit hapin rrugën për tregti të paligjshme, dëmet për vendet llogariten në miliona euro
- Aksion në Zhelinë: Policia bastis shtëpinë e 38-vjeçarit, sekuestrohen armë


