Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se rasti i lirimit të parakohshëm të ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, sipas tyre, një figurë e njohur për keqpërdorimin dhe dëmet ndaj shqiptarëve, është dëshmia më e qartë e kapjes së sistemit të drejtësisë nga politika, në këtë rast nga BDI non grata.
“Drejtori i burgut të Strugës, kuadër i BDI-së, Valon Qyra, ka bërë një raport skandaloz, ku flet me superlativa për sjelljen e Mijallkovit, citoj: “I njëjti është paraqitur si person i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm, me norma të pranueshme morale të sjelljes dhe tërësisht i është përmbajtur rregullave të shkruara ligjore. Në mjedisin ku ka qëndruar ka manifestuar sjellje shembullore, përshtatshmëri, marrëdhënie të mira me persona tjerë të dënuar, raport korrekt me personat zyrtar të kyçur në procesin e risocializimit”. Kuadri i BDI-së, Valon Qyra me këtë raport praktikisht ka krijuar bazën e vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata e Apelit, duke u bazuar në raportin e drejtorit të burgut, ka vendosur lirimin e Mijallkovit shtatë muaj para përfundimit të dënimit të tij dhe kjo është arsyeja se pse sot ai gjendet në Monako me Ferrari. Ky vendim është një shembull i qartë i keqpërdorimit të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve për interesa politike, por njëherit e dëshmojnë edhe më shumë koalicionin Ali Ahmeti-Artan Grubi-Enver Bexheti dhe Sasho Mijallkov.
Dyshimet që BDI ka ushtruar presion mbi gjyqësorin dhe institucionet për të favorizuar lirimin e Mijallkovit e ka dëshmuar edhe State Departamenti Amerikan. Kjo tregon një model të përsëritur të kapjes së institucioneve, ku njerëzit e fuqishëm mbrohen, ndërsa qytetarët e thjeshtë përballen me padrejtësi, e sidomos shqiptarët.
Si është e mundur që një person si Sasho Mijallkov, i njohur për dëmet që ka shkaktuar ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve, të lirohet me një raport të tillë të dyshimtë?!
VLEN kërkon një hetim të plotë dhe të pavarur për rolin e drejtorit të burgut të Strugës Valon Qyra, gjykatësve dhe çdo zyrtari të përfshirë në këtë rast. Ftojmë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos lejojnë që ky rast të kalojë pa ndëshkim.
Tanimë dëshmitë flasin. Lirinë e Sasho Mijallkovit e solli Artan Grubi, me lejen e Ali Ahmetit. Pra, Ali Ahmeti, me mashën e tij, non grata Grubin, kanë bërë çmos që Mijallkov ta gëzojë lirinë.
Koalicioni VLEN siguron se nuk do të ndalet derisa të sigurojë që ata që kanë keqpërdorur pushtetin e tyre të mbajnë përgjegjësi. VLEN mjet funksionimi ka bashkëpunimin dhe mbështetjen, prandaj do t’i luftojë mjetet e mbrapshta që instaloi BDI. VLEN punon, VLEN demaskon, VLEN është shpresë për një të ardhme të ndritur!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 09.02.2025
Aktuale
- “Ti nuk mund të bëhesh Bora Zemani”, debat i ashpër mes Ronaldos dhe Xhentës
- Incident në Zveçan: Një person në stacion policor për fotografimin e votës
- Të gjithë në votim: Një thirrje për mobilizim në orët e fundit të zgjedhjeve
- (VIDEO) Mickoski: Do të fitojmë në të gjitha komunat!
- Xheneta nuk po e ‘harron’ Gjestin: Mendoja se më priste jashtë
- Ndërpret fjalimin në sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku: Kam vështirësi në frymëmarrje
- Në ambasadën e Kosovës në Shkup për zgjedhjet parlamentare kanë votuar 17 nga 55 qytetarë të paraqitur
- Zgjedhjet parlamentare në komunat veriore: Pjesëmarrje e qytetarëve deri tani